Albkino.co | Filma me Titra Shqip
Mirëserdhët!
Kyçu / Regjistrohu

Më të lexuarat Artikujt


  • Filmat më të mirë të vitit 2016

    Filmat më të mirë të vitit 2016

    Nëse nuk e dini se çfarë filma të shikoni: Këta janë filmat më të mirë të vitit 2016 sipas The Telegraph

    1. JOY

    Regjisor: David O Russell

    Luajnë aktoreët: Jennifer Lawrence, Bradley Cooper, Robert De Niro, Virginia Madsen, Diane Ladd, Isabella Rossellini, Elisabeth Röhm, Édgar Ramírez, Dascha Polanko.

     

    2. Yakuza Apocalypse: The Great War of the Underworld

    Regjisor: Takashi Miike

    Luajnë aktorët: Yayan Ruhian, Rirî Furankî, Hayato Ichihara.

     

    3. The Hateful Eight  

     

    Regjisor: Quentin Tarantino

    Luajnë aktorët: Kurt Russell, Samuel L Jackson, Tim Roth, Michael Madsen, Jennifer Jason Leigh, Walton Goggins.

     

    5. The Assassin

     

    Regjisor: Hsiao-Hsien Hou

    Luajnë aktorët: Qi Shu, Chen Chang, Satoshi Tsumabuki. 

    Lexo më tepër »
  • 10 filmat që duhet t’i shikoni dy herë

    Sa më të mirë të jenë filmat, aq më shumë vëmendje tërheqin që nga minuta e parë që i shohim.

    Historitë interesante, trillerët dhe fantazitë shkencore janë filmat që gjithmonë të bëjnë t’i shikosh përsëri.

    Për t’ua rikujtuar disa prej filmave që ia vlen t’i shihni përsëri edhe nëse i keni parë, Gazeta Express ka mbledhur më poshtë në një listë më të mirët.

    Looper

    Mulholland Drive

    Revolver

    Basic

    The Skeleton Key

    Donnie Darko

    Cloud Atlas

    Timecop

    The Game

    The Skin I Live In

    Lexo më tepër »
  • 15 filmat që ia vlen t’i shikoni

     

    Pavarësisht faktit se secili nga këta filma zgjatë disa orë, ia vlen t’i shikoni për shkak të aktorëve të mahnitshëm që luajnë në ta.

    Dhe nëse nuk i keni parë disa prej tyre, ne ju rekomandojmë që t’i shikoni pasi që ia vlen ta shpenzoni kohën duke i shikuar ata.

    Kështu, në një listë emrash më poshtë, Gazeta Express ju rekomandon 15 filmat që ia vlen t’i shikoni.

    1. The Green Mile – Kohëzgjatja: 189 minuta.

    2. Gladiator – Kohëzgjatja: 155 minuta.

    3. Il buono, il brutto, il cattivo – Kohëzgjatja: 178 minuta.

    4. The Lord of the Rings – Kohëzgjatja e trilogjisë: 558 minuta.

    5. Schindler’s List – Kohëzgjatja: 195 minuta.

    6. Avatar – Kohëzgjatja: 162 minuta.

    7. The Matrix – Kohëzgjatja e trilogjisë: 405 minuta.

    8. Shichinin np samurai – Kohëzgjatja e filmit: 202 minuta.

    9. Once Upon a Time in America – Kohëzgjatja e filmit: 229 minuta.

    10. Apocalypse Now – Kohëzgjatja e filmit: 194 minuta.

    11. War and Peace – Kohëzgjatja: 373 minuta.

    12. Meet Joe Black – Kohëzgjatja: 178 minuta.

    13. Pearl Harbor – Kohëzgjatja: 183 minuta.

    14. Cloud Atlas – Kohëzgjatja: 172 minuta.

    15. The Curious Case of Benjamin Button – Kohëzgjatja: 166 minuta.

     

    Lexo më tepër »
  • Filmat që patjetër duhet t'i shikoni të paktën një herë në jetë

     

    Disa filma janë aq të mirë sa që t’i shikosh edhe më shumë se njëherë përsëri nuk mjaftohesh.

    Por, prej të gjithë filmave më të mirë që janë krijuar deri më tani, nuk ka shanse që t’i keni parë të gjithë.

    Mos u brengosni, në një listë që Gazeta Express e transmeton për ju më poshtë, do të mund t’i mësoni emrat e 100 filmave më të mirë që mahnitën botën, duke fituar dashurinë e audiencës anë e mbanë saj.

    Këta janë ata:

    Dramë

    What’s Eating Gilbert Grape? 1993
    Dead Poets Society, 1989 
    Scent of a Woman, 1992 
    Seven Pounds, 2008 
    Gandhi, 1982
    Forrest Gump, 1994 
    The Notebook, 2004
    Breaking the Waves, 1996
    Cashback, 2005
    Pay It Forward, 2000
    Stranger Than Fiction, 2006
    The Ultimate Gift, 2006
    Good Will Hunting, 1997
    Knockin’ on Heaven’s Door, 1997
    Trainspotting, 1996
    The Shawshank Redemption, 1994
    The Valley of Light, 2007
    Offret, 1986
    The Fifth Seal, 1976
    Time, 2006
    Dogville, 2003
    Frida, 2002
    Noel, 2004
    Crash, 2004
    Hachi: A Dog’s Tale, 2008
    Rain Man, 1988
    A Beautiful Mind, 2001
    The Pursuit of Happiness, 2006
    The Next Three Days, 2010
    The Last Emperor, 1987
    Life Is Beautiful, 1997

    Sci-fi

    Limitless, 2011
    The Truman Show, 1998
    City of Angels, 1998
    Vanilla Sky, 2001
    Meet Joe Black, 1998
    The Family Man, 2000
    The Lake House, 2006
    K-PAX, 2001
    Bicentennial Man, 1999
    Avatar, 2009
    Mr. Nobody, 2009
    Inception, 2010
    Back to the Future, 1985
    Star Wars: Episode IV — A New Hope, 1977
    Artificial Intelligence: AI, 2001

    Fantazi

    It’s a Wonderful Life, 1946
    What Dreams May Come, 1998
    Groundhog Day, 1993
    Dogma, 1999
    Angel-A, 2005
    Big Fish, 2003

    Dramë-Krim

    City of God, 2002
    Alpha Dog, 2005
    Revolver, 2005 
    Fight Club, 1999 
    The Green Mile, 1999
    Irreversible, 2002
    Hearts in Atlantis, 2001
    Léon, 1994
    Lucky Number Slevin, 2005
    Catch Me If You Can, 2002
    Se7en, 1995

    Aventurë

    Eight Below, 2005
    Into the Wild, 2007
    127 Hours, 2010
    Interstate 60, 2001

    Muzikal

    August Rush, 2007
    Billy Elliot, 2000
    Hustle & Flow, 2005
    Lagaan: Once Upon a Time in India, 2001
    La leggenda del pianista sull’oceano, 1998
    La Vie en Rose, 2007
    The Chorus, 2004

    Melodramë

    Sweet November, 2001
    Feast of Love, 2007
    Lost in Translation, 2003
    Sparrow, 2008 
    Cruel Intentions, 1999
    A Walk to Remember, 2002
    Don Juan DeMarco, 1995

    Komedi-Romancë

    Love Actually, 2003
    A Good Year, 2006
    The Holiday, 2006
    Under the Tuscan Sun, 2003
    Flipped, 2010

    Sport

    The Legend of Bagger Vance, 2000
    Peaceful Warrior, 2006
    The World’s Fastest Indian, 2005
    Moneyball, 2011
    Friday Night Lights, 2004

    Komedi

    Last Holiday, 2006
    Amélie, 2001
    La belle verte, 1996
    Patch Adams, 1998
    As Good as It Gets, 1997
    The Mighty, 1998

    Dokumentarë

    Baraka, 1992 
    Cosmos: A Spacetime Odyssey, 2014
    Ashes and Snow, 2005

    Lexo më tepër »
  • Filmat më të mirë të vitit 2015

    Filmat më të mirë të vitit 2015

    Birdman

     

    Me regji të Alejandro G. Inarritu, ku rolin kryesor e luan aktori Michael Keaton i shoqëruar nga Zach Galifianakis, Edëard Norton, Andrea Riseborough, Amy Ryan, Emma Stone, Naomi Watts.

    Birdman është një film që shfaq luftën e brendhsme të një aktori që dikur kihste shkëlqyer, e karriera e të cilit është në rënie. Ka fituar çmimin Oscar për regjinë më të mirë

    Selma

     

    Filmi “Selma”, me regji të Ava DuVernay, është një projekt artistik që paraqet periudhën kur njerëzit me ngjyrë në Amerikë e gjetën liderin që do t’u printe në kërkimin e të drejtave të tyre në Amerikë. Lidershipi i Martin Luter King, vjen në një film 128 minutësh, një film që paraqet historinë e njerëzve që fituan të drejtën e votës pas shumë vjet shtypjeje. Aktorët që luajnë janë: David Oyeloëo, Carmen Ejogo, Tom Wilkinson, Alessandro Nivola, Giovanni Ribisi, Tim Roth

    Foxcatcher

     

    Regjia e bërë nga Bennet Miller, e me lojën e aktorëve Channing Tatum, Steve Carell, Mark Ruffalo, Sienna Miller, Anthony Michael Hall, Vanessa Redgrave, filmi Foxcatcher është historia e vërtetë e dy vëllezërve, Dave dhe Mark Schulz, mundës olimpikë, të cilët i rikthehen sportit me kërkesën e milionerit John Eleuthere du Pont.

     

    Whiplash

     

    Filmi Whiplash është një dramë emocionuese që të mban të lidhur me minutat nëpër të cilat zhvillohet filmi. Aktori Miles Teller e luan rolin e një djaloshi të ri të apasionuar pas muzikës jazz i cili është baterist dhe mentori i tij shumë kërkues, rolin e të cilit e luan JK simons.

     

    Still Alice

     

     

    Një film nga dy regjisorë, Wash Westmoreland and Richard Glatzer, shfaqë jetën e një gruaje që vuan nga sëmundja e Alxheimer. Rolin kryesor e ka Julianne Moore, një profesoreshë linguistike e cila preket nga sëmundja që të bën të harrosh gjithçka, madje se edhe kush je.

     

    Mad Max: Fury Road

     

    Aktori Tom Hardy dhe aktorja Charlize Theron, sjellin pamjen e një bote apokaliptike. Film dinamik me shumë luftë e përpjekje për të zbuluar një botë tjetër për të jetuar, Mad Max cilësohet si një ndër realizimet më të mira të vitit 2015.

    Inside Out

     

     

    Filmi Inside Out me regji të Pete Docter dhe Ronaldo Del Carmen, është i animuar dhe paraqet jetën e një vajze 11 vjecare e cila jeton me emocionet e saja gëzimin, mërzinë, frikën dhe zemërimin.

    Spectre

     

    James Bond, agjenti 007 rikthehet në skenën filmike me edicionin “Spectre” me regji të Sam Mendes. Loja e Daniel Craig në rolin kryeson, e rikthen agjentin në qytetin e Romës.

    Carol

     

    Si çdo herë edhe këtë vit aktorja Cate Blanchet vjen me një dramë të mahnitshme. Në filmin me regji të Todd Haynes, ajo e luan rolin e Patricia Highsmith, personazhi i novelës Fifties New York, që zhvillon një histori dashurie në mes dy lezbikesh. Sipas kritikut Tim Robey, “filmi është i mahnitshëm, zemërthyes dhe mund të jetë gjëja më e pikëllueshme që e keni parë ndonjëherë”.

    Star Wars: The force Awekens

     

    Filmi që bëri historinë “Star Wars”, këtë vit u rikthye me pjesën më të re, pjesë e të cilit medoemos është Harrison Ford.

    Lexo më tepër »
  • 7 filma për t'i parë këtë dimër

    Derisa po hyjmë në ditët e fundit të muajit të fundit të vitit, ofrohet sezoni i ndarjes së çmimeve Oscar.

    Kështu për të kaluar një ditë ose mbrëmje dimri u rekomandohet të shikoni këta filma.

    1. "Whiplash" publikuar tetorin e këtij viti

     

    2. "Interstellar" publikuar në fillim të këtij nëntori

     

    3. "The Theory of Everything" publikuar më 7 nëntor

     

    4. "Foxcatcher" publikuar më 14 nëntor

     

    5. "The Hunger Games: Mockingjay — Part 1" publikuar më 21 nëntor

     

    6. "The Imitation Game" publikuar më 28 nëntor

     

    7. "Exodus: Gods and Kings" publikuar më 12 dhjetor

     

    Lexo më tepër »
  • Rikthehet filmi - Fantastic Four

     

    Ekraneve verore do t’i rikthehet filmi i mirënjohur, “Fantastic Four”, ndërsa kompania Fox tashmë i ka lansuar trailerin e parë online.

    Në këtë promo shohim aktorët në rolet kryesore, Miles Teller si Mr. Fantastic, Kate Mara në rolin e Gruas së Padukshme, Michael B. Jordan në rolin e Human Torch, si dhe aktori Jamie Bell në rolin e The Thing. E veçanta e këtij filmi është së rrëfen origjinën e këtyre personazheve, para se të bëheshin “fantastik”.

    Në rolin e antagonistit Victor Domashev do të jetë aktori Toby Kebbell, edhe një tjetër risi kjo për filmin. “Fantastic Four” do të hidhet në treg më 7 gusht të këtij viti.

    Lexo më tepër »
  • INTERSTELLAR (2014) – REVIEW

    Besoj e keni marre vesh te gjithe qe tashme mund ta shihni kete film ne te gjitha kinemate, edhe tek ne, si perhere fix ne kohe premiere boterore.

    Ne kete shkrim do ju jap pershtypjet e mia perreth filmit, ndersa ne nje tjeter shkrim pauses, do sqaroj disa nga paqartesite qe mund t’ju jene krijuar gjate filmit, te cilta besoj do te jene te shumta. Cdo gje sqarohet, kete ta keni te sigurt :)

    Filmi eshte nje krijim i famijles Nolan dhe si i tille nuk kishte asnje gjase qe te dilte dicka e zakonshme dhe e thjeshte…kete duhet ta keni te qarte qe para se te hyni ne salle. E mira do ishte te kishit dhe nje bllok shenimesh me vete (lol) sepse informacioni qe percillet (si ne cdo film Made by Nolan), eshte shume voluminoz dhe me vetem nje te pare te filmit eshte shume e veshtire t’i kuptosh te gjitha cka thuhen ne film. Une po e mendoj edhe nje riparje te dyte, per disa sqarime te vockla.
    Per mua ishte filmi me i shumepritur qe prej kohes se “Inception”, dhe mezi e kam pritur deri sa erdhi dita e premieres. Qe jam nje fanse e betuar e Nolan, kjo besoj eshte kuptuar me kohe, por kjo s’do te thote qe nuk do e kritikoja nje film te tij nqs nuk do me pelqente mjaftueshem, por ja qe Nolan nuk gabon…asnjehere! :)

    Ky nuk eshte nje film, ky eshte nje KRYEVEPER!
    Eshte hera e pare pas “Inception”, qe mendoj se nje film eshte aq madheshtor sa nuk ka te krahasuar me asnje tjeter.
    Filmi nis me ngadale duke treguar me kujdes lidhjen e forte baba – bije, dhe dashurine e madhe qe nje prind ka per femijen e vet nga njera ane, dhe adhurimin qe femija ka per prindin nga ana tjeter, njelloj si nje forme perendie.

    Skenari, krijim Nolani-it te vogel te familjes Jonathan, lexova qe fillimisht ne 2006-en ishte destinar per Spilberg, projekt qe nuk u realizua per arsye te panjohura. Dhe shyqyr qe nuk u realizua ateher, po e imagjinoj kete film qe pashe, te punuar nga Spilberg…. booo do te dilte totalisht nje film mainstream sci-fi, dhe tejet i merzitshem dhe pa aspak risi ne te, me efekte special “alla viti 1900”. Chris Nolan e mori ne dore skenarin me pas duke krijuar totalisht nje film te ri, me shume ide te cuditeshme dhe super fantaziose, me ate imagjinaten e vet qe duket sikur nuk shteron kurre nga idete fantastike, gjeniale, qe asnje regjisor tjeter nuk mund t’i veje dot ne jete pervec tij.
    Eshte nje regjisor i pakarahsueshem me asnje regjisor tjeter. Dhe pikerisht per kete arsye, dihet gjithmone paraprakisht qe kur Nolan merr persiper nje projekt, filmi do te jete nje “bombe imagjinate” qe do te mahnise gjithe boten per nje kohe afatgjate.

    Sic e permenda dhe me larte, filmi transmeton shume informacion, i cili ne qofte se nuk kapet ne momentin e duhur, shume skena qe do te vijojne nuk do te kuptohen qarte. Por qe me thene te drejten eshte shume e veshtire t’i kuptosh te gjitha ne kete film, per arsyen minimale te mos kuptueshmerise dhe njohjes aq te mire te fizikes, matematikes dhe astronomies nga ana e audinces. E megjithese me nje shikim te dyte ose nje research ne Google, mund te arrihen te kuptohen edhe ato gjera qe jepen ne film ne menyre shkencore, pasi filmi megjithese perdor fjale “te medha” te shkences, perseri nuk eshte se skenari u hyn edhe shume thelle t’i shpjegoje keto gjera nje me nje, pasi kuptohet qe ideja e regjisorit nuk ishte te percillte informacion jo interesant dhe tejet lodhes per shikuesin, por qe te transmetoje idete perreth te cilit rrotullohet filmi dhe te kuptohet historia baze dhe thelbi i saj.

    Megjithese filmi duket sikur ecen pak ngadale ne fillimet e tij, e ben kete jo pa arsye, por qe te kuptohen dhe te fiksohen disa skena qe megjithese ne fillim duken si te padobishme dhe te thata, ne fund arrin ta kuptosh qe keto skena paskan qene thelbi i historise, dhe qe ateher arrin ta kuptosh rendesine e vertete te tyre.

    Efektet speciale jane marramendese! Nuk duken aspak si efekte speciale qe jemi mesuar te shohim sa here ne cdo film, por si skena totalisht reale. Te punuara deri ne perfeksion! Te dukej njesoj sikur ishte aty brenda e hedhur ne mes te boshllekut te universit pa fund, fare prane asaj vrimes se zeze Gargantua…uuuuu e temerrshme, vetem sa e kujtoj me kall daten.

    Per te kaluar pastaj tek muzika, kolona zanore dhe efektet zanore…..nje kryeveper eshte pak ta thuash. Hans Zimmer eshte nje alien i ardhur nga nje galaksi hyjnore qe me vetem disa tinguj i ben njerezit te kalojne ne tjeter dimension. Pa ate muzike dhe ato efekte zanore, ky film me gjithe superfuqine e tij ne cdo aspekt, nuk do te ishte kurre kaq “hyjnor” sa ishte ne te vertete. Kur bashkohej nje skene e fuqishme me efektetet special vizuale, dhe me muziken apokaliptike te Zimmer, me ato tingujt e organos kishtare, ishte e pamundur te mos ndjeje mishin te te behej kokrra kokrra, zemren te te rrihte me 1000 ne sekonde dhe frymen te te mbetej ne fyt. Nuk e di per te tjeret qe e kane pare filmin, por une kur kam dale nga kinemaja ndjeva trupin te me dridhej nga fuqia e stermadhe emocionale qe me percolli ky film. Dhe ta mendosh qe filmat e Nolan mbahen si filma jo emotive, te forte, qe nuk perfshijne gjendje emotive njerezore, Nolan e kompenson kete mungese me skena fenomenale dhe perzjerje idesh brilane me efekte vizuale dhe zanore, qe te bejne te te ngrihen qimet perpjete.

    Ajo muzika….ato pamje…ato lloj idesh…ato lloj skenash….per mua, filmi “Nirvana”, absolutisht!!! Nuk jam ndjeke kurre ne asnje film tjeter ne nje gjendje te tille, ku te me dridhehsin duart e ku te isha ndjere tamam sikur te isha e pranishme realisht ne nje histori te tille. Shume trondites, sidmos nga gjysma e dyte e tij. Nuk du ate spoil, por pjesa pas hyrjes ne vrimen e zeze, per mua ishte kulminantja…nuk mbetet pas as pjesa e bashkimit ne ajer te anijes me qendresen.
    Ngjyrat, te jashtezakonshme… ne perfeksion, s’kisha snje dyshim.

    Kasti i aktoreve ishin te mrekullueshem. Nuk e di se si kane gjykuar disa qe e quajne veten si kritike te rendesishem, qe kishin shkruar se kasti nuk ishte dhe aq i mire dhe se Hathaway nuk ishte e duhura per ate rol….mua mu duk totalisht ne karakter dhe nuk me la asnje shije te tille zhgenjimi sic u ka lene disa te rendeisshmeve…s’e di, ndoshta e kam dhe une gabim, por une co ku nuk para gabohem per punen e aktrimit se e kam pike te dobet vete kete pjese….modestia ne maksimum eeee
    Matthew McConaughey me mahnit cdo here e me shume. Me duket kaq e habitshme se si nje aktor komedish romatike, te kthehet e te behet super aktori i momentit, i filmave me te fuqishem emocionalisht dhe me mberthyes, me drama e historira jo te zakonshme. Eshte nje super aktor, dhe kam filluar ta pelqej shume, sidomos me kete kryevepren e fundit. Me pelqeu dhe Chastain, me pelqeu vertete, jo si ne filmat paraadhes, qe me dukej shume e thate dhe e ftohte, ketu mu duk shume me e cilter, njerezore dhe e thjeshte. Hathaway gjithashtu, sic e permenda dhe me siper, mu duk shume mire, goca e vogel qe luante rolin e Murph-it te vogel, ishte gjithashtu shume ne karakter dhe shkelqyeshem ne rol. E zbukuroi akoma dhe me shume katsingun hyrja e papritur e Matt Damon ne skene, i cili i dha akoma dhe me shume emocion filmit dhe e perforcoi akoma dhe me shume fuqine e tij.

    Nuk e di cfare ka mbetur pa thene, di vetem qe ky nuk eshte nje film si gjithe te tjeret, dhe kjo merrej me mend qe ne fillim, por asnjehere s’mund ta imagjinoja qe te ishte kaq madheshtor.
    Ua sugjeroj te gjitheve atyre qe mund te perqendrohen dhe qe pelqejne filmat jo mainstream. Ky eshte nje film special per njerez speciale qe nuk kenaqen me pak dhe me te zakonshmen, njesoj si vete Nolan.

    Kur behen bashke Nolan dhe Zimmer, nuk ka gjasa te dale gje tjeter vecse nje mjeshteri e paimagjinueshme.
    E adhurova filmin nga fillimi ne fund, pa i hequr ansje pike e asnje presje. E di qe kur ta shihni do mendoni se ka disa gjera qe nuk kane lidhje dhe qe mund te jete bere gabim…..ta keni te sigurt qe nuk ka gabime ne filmat Made by Nolan, pak por e sigurt. Cdo gje e a nje kuptim dhe cdo gje e ka nje lidhje, asgje nuk thuhet kot, asgje nuk ndodh pa arsye.

    Vete mesazhi i filmit eshte shume i thelle dhe eshte e pamundur ta kuptosh qe sapo del esell nga filmi, te duhet pak kohe ta bluash ne mendje tamam ate qe pe dhe ta tresesh historine e ta vesh ne vije kuptimin e asaj qe sapo pe.

    Mesazhi eshte dicka kohore, nuk ka te beje me ngrohjen globale ne thelb si pasoje e ngjarjeve pasuese, por eshte shume me i thelle se kaq. Ndaj them qe filmat e Nolan, megjithese ne dukje shume te ftohte e strikt me cdo detaj, ne fakt jane filmat me emotive dhe me mesazhet me te fuqishme se cdo film tjeter. Ketu shpalosej dashuria si concept, ne cfaredo lloj forme te saj, e cila kalon cdo kufi, edhe ato universale, edhe ato galakitike, duke kaluar e duke filtuar aq thjesht midis galaksive, vrimave te zeza e tyneleve te dimensioneve transendente. Dashuria e babait per vajzen e tij eshte ajo qe e mban gjalle, ajo qe e dergon jashte kufijeve te mendjes njerezore, duke lundruar ne mes te hicit, ne erresiren e thelle te te panjohures. Eshte po ajo dashuria qe thyen cdo barrier e kalon cdo pengese, ajo qe e mban njeriun gjalle, ajo qe i jep force kudo edhe ne momentet e fundit e qe e ben ate te mbijeteoje. Ky mesazh kuptohet jo vetem nga historia qe trajtohet me lidhjen babe e bije te protagonisteve por edhe nga fjalimi i Amelias (Hathaway) mbi dashurine e saj per astronautin Edmund, dashuri e cila e solli deri aty sa ajo te dilte ne kerkim te tij ne mes te asgjese. Po ashtu edhe monologu i Dr Mann (Damon) mbi dashurine per femijet, serish edhe ky nje pjese e mesazhit kryesor te te gjithe filmit.

    Per mua nuk eshte filmi i vitit, por filmi i mijevjecarit!

    Nje miku im me tha “e ke nga euforzimi, sepse eshte i fresket”, nuk e di ndoshta ka te drejte, por nje gjendje te tille nuk e kam perjetuar asnjehere ne ndonje film tjeter me pare, keshtu qe edhe sikur vetem per kete, ja vlen ta vleresoj me superlative.

    Lexo më tepër »
  • Rekorde të reja nga “Fast & Furious”

     

    Pjesa e shtatë e serisë “Fast & Furious” ka arritur të bëhet filmi i nëntë me hapjen më të madhe të të gjitha kohëve.

    Edhe vazhdimi i radhës ka arritur të vë rekorde si për serinë ashtu edhe në historinë e filmave në përgjithësi.

    “Furious 7” është pjesa me hapjen më të suksesshme të shtatë filmave deri tani dhe kjo për shkak se fansat duan ta shohin aktorin e ndjerë Paul Walker edhe një herë si Brian O’Connor ndërsa 143.6 milionët e mbledhur e renditin filmin si i nënti me hapje më të madhe të historisë së ‘box-office’ në Amerikë, transmeton Koha.net.

    Gjithashtu, në kinematë botërore filmi ka impresionuar me 384 milionë dollarë të mbledhur që në fundjavën e parë, edhe pse në shumë vende të botës ende nuk ka filluar të shfaqet.

    Këto janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në javën e premierës së tyre:

    Lexo më tepër »
RSS